Rashica shkëlqen me dy gola

Rashica ka shkëlqyer sërish në Bundesliga. Ai ka shënuar dy gola kundër Schlakes.

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer për Werder Bremenin, raporton Gazeta Express.

22-vjeçari ka shkëlqyer në “Weserstadion” duke shënuar dy gola në fitoren 4-2 kundër Schlake 04, për t’ia siguruar tri pikë të arta skuadrës së Florian Kohfeldt.

Talenti i Kosovës shënoi fillimisht në minutën e 31’, duke barazuar rezultatin në 1-1.