Rashica në formacionin e muajit në Bundesligë

Milot Rashica ka hyrë në formacionin e muajit nëntor në Bundesligë.

Reprezentuesi kosovar pati paraqitje fenomenale me Werderin duke shënuar e asistuar pothuajse në çdo ndeshje, shkruan Indeksonline.

Në 11 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Rashica ka 8 gola e tri asistime.

Ai gjendet përkrah Lewandowskit e Wernerit në sulm.