Rashica merr lëvdata për paraqitjen ndaj Sttutgartit

Milot Rashica vazhdon të impresionojë me paraqitje te Werder Bremen.

Ylli nga Kosova ishte startues dhe luajti për 90 minuta në ndeshjen që Werder Bremen barazoi 1:1 ndaj Sttutgartit.

Radiotelevizioni publik gjerman NDR në raportimin e ndeshjes e ka cilësuar Rashicën si lojtarin e vetëm që shkaktoi rrezik ndaj mysafirëve.

“Në sulm rrezikoi vetëm Rashica. Kosovari kishte dy raste të mira shënimi [minutat 15 dhe 30] dhe me shpejtësinë e tij i shkaktoi probleme mbrojtjes së Stuttgartit”, raporton ky televizion.

Rashica po kalon formë të mirë te Werder Bremen këtë sezon, duke u shndërruar në lojtarin e preferuar te tifozët e skuadrës gjermane./Lajmi.net/