Most raporton për parregullsitë e para

Asociacioni qytetar Most po i vëzhgon zgjedhjet e sotme lokale me më shumë se 2500 vëzhgues, prej te cilëve 2100 janë statikë.

Sipas të dhënave që Most i ka nga ekipet e tij në detyrë, thuhet se deri më tani janë të hapura të gjitha vendvotimet.

Ndërkaq parregullsitë janë hasur që në momentet e para të votimit. Vendvotimet me numër 1565 , 1566, 1566/1, 1567 që gjenden në shkollën fillore Kiril dhe Metodij në fshatin Zletovë të komunës Probishtip si dhe Vendvotimi me numër 0887 në Komunën Qeshinovo-Oblesevo, janë hapur me 15 deri 20 minuta vonesë, për shkak të mënjanimit të materialit propagandues përreth vendvotimit.

Vendvotimi me numër 0249 në komunën Makedonski Brod është hapur me 30 minuta vonesë për shkak që këshilli zgjedhor është vonuar në rregullimin e vendvotimit.
Parregullësi janë hasur edhe në Komunat e tjera, ndërprerje të votimit ka pasur Komuna e Kumanovës deklaroi, Zlatko Dimitrieski nga asociacioni qytetar Most.

“Në vendvotimin 1076 në Komunën e Kumanovës votimi është ndërprerë për gjysmë ore, për shkak që nuk ka punuar Llamba ultavjollcë. Në vendvotimin 1117 në komunën e Likovës llamba nuk shfrytëzohet në të gjitha rastet, komisioni zgjedhor nuk reagon. Në vendvotimin 1859/1 në Komunën e Strugës votuesi i ka fotografuar fletët e votimit dhe i ka vendosur në kuti më pas ka ikur nga vendvotimi”, ka deklaruar Zlatko Dimitrievski, Most. /SHENJA/