Raporti për të Drejtat e Njeriut, askund sulmet ndaj muslimanëve

Parlamenti Evropian (PE) në raportin për të drejtat e njeriut duke pretenduar se kristianët janë grupi më i persekutuar fetarë nuk ka përmendur aspak sulmet ndaj muslimanëve dhe xhamive në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

PE-ja ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në raportin i cili përfshin edhe vitin 2015 theksohet se në Lindjen e Mesme DEASH dhe organizatat e tjera terroriste persekutojnë pakicat Yazidi, kristiane dhe muslimane. Gjithashtu në raportin ku i bëhet thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që të ofrojnë siguri për pakicat në të gjithë botën duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme, pretendohet se kristianët janë grupi më i persekutuar fetar.

Ndërsa në pjesën në lidhje me fenë dhe besimet në raport thuhet se “PE-ja nënvizon të vërtetën se kristianët në të gjithë botën duke përfshirë dhe Evropën janë grupi fetar më i abuzuar dhe i kërcënuar. Refugjatët kristianë përballen rregullisht me persekutimin me burim origjinën fetare; disa komunitete kristiane kryesisht në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme përballen me rrezikun e eliminimit.”

Përballë kësaj në raport nuk janë përmendur aspak sulmet islamofobike ndaj muslimanëve dhe kundrejt xhamive në Evropë. Gjithashtu nuk janë cekur edhe persekutimet që përballen muslimanët në Arakan, në Mianmar dhe sulmet kundrejt muslimanëve në Afrikë.

Në raportin ku dënohen veprimet e DEASH-it, grupeve të tjera terroriste dhe të grupeve milice me objektiv diskriminimin dhe pakicat, i bëhet thirrje BE-së, vendeve anëtare dhe komunitetit ndërkombëtar që të përshpejtojnë përpjekjet për ti dhënë fund këtyre dhimbjeve. Ndër të tjera vendeve që zbatojnë dënimin me vdekje u bëhet thirrje që të heqin dorë nga kjo metodë dhe kërkohet që BE-ja të tregojë përpjekje kundër dënimit me vdekje duke përdorur diplomacinë.

PE-ja çdo vit miraton raportin e përgatitur në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në të gjithë botën. Në raport i bëhen edhe rekomandime BE-së dhe vendeve anëtare.