Raporti i Komisionit për matjen e territorit: Çakorri nuk i takon Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit për matjen e territorit të formuar nga Qeveria e Kosovës, Tomor Qela, ka prezantuar gjetjet e këtij komisioni.

Sipas tij, të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Qela ka theksuar se këto të dhëna Komisioni i ka marrë në publikime të ndryshme.

Ai ka prezantuar edhe draft raportin e Komisionit, në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

“Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike, dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës në ambientet e qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016″, ka thënë ai.

Qela ka shtuar se në bazë të gjetjeve del se kufiri i Kosovës është i pandryshueshëm që nga viti 1973 deri më sot.