Raporti i fundit i befason amerikanët: Ja kush janë kryerësit numër një të krimeve në SHBA

Shumica e krimeve me natyrë terroriste që kanë sulmuar  SHBA-të janë ekstremistët e krahut të djathtë, e jo muslimanët, thuhet në një raporti të fundit.

Një projekt i përbashkët nga Fondi Investigues brenda Institutit Kombëtar, ka hulumtuar në detaje 201 incidente të terrorizmit brenda SHBA-ve nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Rezultatet janë këto: “ekstremistët e krahut të djathtë ishin akterë dyfish më aktiv sesa incidentet e ashtuquajtura “me natyrë radikale islamike”.

Raporti identifikoi 63 incidente “të motivuara nga një ideologji politike teokratike” e përkrahur nga grupi terrorist ISIS. Në atë periudhë kohore, kjo përfshin të shtënat në San Bernardino dhe shpërthimet e Maratonës së Bostonit.

Ekstremistët e krahut të djathtë, shpesh të quajtur si “supremacistë të bardhë”, ishin përgjegjës për 115 incidente brenda të njëjtës periudhë. Ngjarjet si: vrasja e Robert Dear, vrasja brenda klinikës së shëndetit të grave në Kolorado, bënin pjesë në këtë kategori.

Në aspektin e veprimit të policisë, 76 përqind e incidenteve me natyrë të “radikalizmit” u zmbrapsën, kundrejt vetëm 35 përqind të incidenteve ekstremiste të krahut të djathtë.

Provat e gjetura duket se e kundërshtojnë retorikën antimuslimane te Donald Trump.

Raporti tha se “fiksimi” i z. Trump mbi “terrorizmin radikal” është “iracional”. /MESAZHI/