Ramush Haradinaj “sfidon” Majlinda Kelmendin në xhudo

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vendosur ta sfidojë Majlina Kelmendin në xhudo këtë të shtunë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka nëpërmjet një fotografie në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Kjo është hera e parë që Haradinaj bën xhudo me kampionen Majlinda Kelmendi.l

SHPËRNDAJE