Ramos rekord absolut, lë pas Iker Casillasin te Spanja

Sergio Ramos një legjendë e gjallë e përfaqësueses së Spanjës. Mbrojtësi i Real Madridit e nisi titullar takimin eliminator të Euro 2020 ndaj Norvegjisë në transfertë. Në moshën 33-vjeçare, futbollisti energjik arrin 168 ndeshje me “La Rojan”, duke lënë pas Iker Casillasin, që ka një më pak, shkruan supersport.al.

Prej 14 vitesh në përfaqësuese, Ramos bëhet lojtari me më shumë ndeshe në historinë e Spanjës. Pas barazimit të rekordit të Casillasit, Ramos ishte: Objektivi im është të arrij 200 paraqitje me Spanjën. Ndaj Norvegjisë Ramosi luajti ndeshjen e tij të 46-të si kapiten.

Loijtarët që kanë kaluar “një shekull” ndeshje te Spanja janë: Ramos (168), Casillas (167), Xavi (133), Andres Iniesta (131), Andoni Zubizarreta (126), David Silva (124), Sergio Busquets (115), Xabi Alonso (114), Fernando Torres, Cesc Fabregas (110), Raul Gonzalez (102) dhe Carles Puyol (100).

SHPËRNDAJE