Ramazani po vjen, dhe ju mund ta shtroni një sofër për jetimin!

Ramazani është në ardhje, dhe përgatitjet kanë filluar. Sigurisht, secili agjërues bën një plan për këtë muaj të shenjtë, por ja që kësaj here planet mund të bëhen edhe më frytdhënëse.

Fondacioni Freskia, i cili fondacion është vendor, synon shtresat nevojtare të shoqërisë. Kësaj here, ju do të keni mundësi të kontriboni për të shtruar një sofër Ramazani për fëmijët jetim.

Ky projekt humanitar synon të realizohet gjatë tërë Ramazanit, dhe motoja është “Shtro një iftar edhe për mua”! Përfitues të projektit do të jenë familjet skamnore me jetimë.

Mënyra se si secili mund të kontribuojë është përmes pakove ushqimore në vlerë prej 15, 20 apo 25 euro.

Kontributet tuaja mund të ipen përmes xhirollogarisë bankare: NLB bank: 170 100 160 007 467 5 në emër të Fondacionit Freskia.

Çdo kontribut i juaji lehtëson ditën e një jetimi!

Image may contain: food
SHPËRNDAJE