Ramazani po afrohet, po si t’ia bëni me fitnesin?

Shumë njerëz që agjërojnë, përveq shpërbimit te Zoti, fitojnë gjallërim të shëndetit, humbje peshës së tepërt dhe energji. Kur nuk konsumohet ushqim gjatë një dite, kjo mund të ketë efekte të caktuara në nivelet e energjisë dhe kapacitetit të përgjithshëm për të kryer detyra të caktuara.

Në një rast të tillë, shumica e burrave dhe grave marin “pushim” për të gjithë periudhën e agjërimit për të kursyer energjinë e tyre.

Çështjet Shëndetësore që merren parasysh

Për çdo të rritur i cili është plotësisht i shëndetshëm, agjërimi për një periudhë prej 24 deri në 72 orë nuk mund të ketë efekte në tkurrjen e muskujve. Një studim i vitit 1987 tregon se gjatë një agjërimi prej 72 orësh, një i rritur i shëndetshëm mund të vazhdojë të kryejë stërvitje me intensitet të lartë për periudha të shkurtra kohore. Ushtrime me intensitet të moderuar mund të kryhen më rrallë. Megjithatë, mund të pushoni nga fitnesi për të shmangur dehidrimin.

Sasia e Aktivitetit të Parashkruar

Nuk ka vendim të veçantë se sa aktivitet është i shëndetshëm gjatë ditëve të agjërimit. Përfitimet e Ushtrimit gjatë Agjërimit janë të ndryshme.

Kur ushtroni gjatë agjërimit, ju jeni në gjendje të mbani stilin e jetës tuaj të shëndetshëm sic bëni zakonisht. Për ata që kanë një zakon të ushtrimit, ushtrimi i rregullt mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të ruajtur rutinën tuaj. Për ata që luftojnë me peshën e tyre, ushtrimi gjatë agjërimit mund të jetë një mënyrë e mirë për të humbur peshë. Pirja e shumë lëngjeve pas iftarit dhe ulja e intensitetit të stërvitjes gjatë kësaj kohe do të ruajë shëndetin tuaj duke u kujdesur për qëllimet e humbjes së peshës.

Fitnesi gjatë Agjërimit nuk është për të gjithë

Ushtrimi i rregullt për ata që agjërojnë për periudha të gjata kohore mund të mos jetë e përshtatshme. Ramazani po afrohet dhe ju mendoni që për një muaj ta lëni fitnesin. Por nëse nuk e teproni me ushtrime, ju nuk jeni në rrezik nga dehidrimi.

Vendimi për të ushtruar gjatë agjërimit duhet të bëhet rast pas rasti duke pasur parasysh shëndetin e përgjithshëm të personit dhe kohëzgjatjen e ditës gjatë agjërimit.

SHPËRNDAJE