Ramazan i përgjakshëm në Bagdad, 11 të vdekur

Së paku 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë që ndodhi mbrëmë vonë në qendër të kryeqytetit irakian, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer me autobombë me telekomandë i cili ishte i parkuar në zonën frekuentuese Karadah. Forcat irakiane të sigurisë pas sulmit bllokuan qendrën e qytetit.

Shumica e viktimave janë muslimanë të cilët ktheheshin nga lutja e natës të cilën muslimanët e mbarë botës këto ditë e bëjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa më herët sulme të ngjashme në Irak ka kryer organizata terroriste DEASH, pandaj hetuesit në këtë drejtim e kryejnë hetimin.