Ramazan i përgjakshëm në Afganistan, bomba vret dhjetëra persona dhe plagosë rreth 70 të tjerë

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, duke vrarë dhjetëra persona dhe duke plagosur rreth 70 të tjerë.

Zëdhënësi i policisë në Kabul tha se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në shpërthimin që ndodhi pranë hyrjes së fortifikuar të ambasadës gjermane.

“Ishte një bombë makinash pranë ambasadës gjermane, por ka pasur edhe zyra të tjera të rëndësishme pranë saj. Është e vështirë të përcaktohet se cili është objektivi i saktë, “tha zëdhënësi.

Një zëdhënës i shëndetit publik tha se të paktën 67 njerëz të plagosur ishin dërguar në spitalet përreth Kabulit.

Askush nuk e ka marrur përgjegjësisë për shpërthimin. Një zëdhënës i kryengritësve talebanë tha se po mbledh informacion.

Dhuna në Afganistan po rritet gjatë gjithë vitit, ndërsa talebanët po përpiqen për të mposhtur qeverinë e mbështetur nga SHBA dhe për të ri-imponuar ligjet talebane.

Pasi që shumica e trupave ndërkombëtare u tërhoqën në fund të 2014, talebanët kanë fituar terren dhe tani kontrollojnë rreth 40 përqind të vendit, sipas vlerësimeve të SHBA-ve pavarësisht se qeveria e Presidentit Ashraf Ghani mban të gjitha qendrat provinciale. /MESAZHI/