Rama zgjedh suren Kuranore për ta postuar në Facebook: ja pse kjo lidhet me tërmetin

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka befasuar sërish me mesazhet e shenjta të Islamit, mes tyre, ato të përcjella nga Profeti Muhamed por edhe nga dijetarë të shumtë islam.

Për sot, Rama ka zgjedhur një sure të tërë nga Kur’ani Famëlartë. Surja Ez Zelzele përshkruan dridhjet e para Kijametit që pasojnë Ditën e Gjykimit, ku çdo krijesë njerëzore, që nga i pari e deri të fundit që ka jetuar në këtë botë, do dalë para Zotit për të dhënë llogari për veprat e tij.

Sure Zelzele konsiderohet ndryshe dhe si “e barabartë me gjysmën e Kuranit”, për shkak të mesazhit të fortë që ka.