Rama: Urime Vetëvendosjes e Kurtit për rezultatin më të mirë e PDK-së për pranimin shembullor të rezultatit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për zgjedhje të suksesshme parlamentare të cilat u zhvilluan gjatë ditës së djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Rama ka uruar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti për rezultatin më të mirë, si dhe nuk la pa përmendur as partitë e tjera, duke uruar edhe LDK-në për rezultatin e arritur, transmeton Indeksonline.

Postimi i Ramas

Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën.