Rama për Kurtin e Mustafën: Nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalimin e tij të fundvitit, iu është kundërpërgjigjur me kritika deklaratave të kreut të LDK-së, Isa Mustafa si dhe atij të VV-së, Albin Kurti.

E gjithë kjo duke iu referuar debatit të krijuar pas idesë së mini-Shengenit Ballkanik, për të cilin projekt të dy politikanët kosovarë të lartë përmendur, dolën kundër, njofton Klan Kosova.

”Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë”.

”Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri)”.

”Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër “vëllaut të Vuqiqit” në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”.