Rama: Nuk ka Shqipëri të Madhe, kjo që po bëjmë është për një kufi fluid

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se me hapjen e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit është një hap i rëndësishme drejt bashkimit të plotë doganorë të Shqipërisë dhe Kosovës. Duke cekur lehtësimet që do të kenë këto dy vende me këtë risi, ai ka thënë se kjo do e kthej kufirin Shqipëri-Kosovë në një kufi formal. Ai ceku edhe frikën e Beogradit se me këto bashkëpunime po krijohen Shqipëria e Madh. Ai ka sqaruar se nuk ka krijim të Shqipërisë së Madhe, por ka një komb shqiptar dhe kjo që po bëjnë është për një kufi fluid. “Më vjen shumë mirë që sot ne mblidhemi në një stacion tjetër të rrugëtimit tonë të projektuar së bashku në mbledhjen e dy qeverive për të qelë zyrën doganore të Kosovës në Durrës, dhe për ta kthyer kështu portin e Durrësit jo vetëm në një doganë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishme drejt bashkimit të plotë doganorë të Shqipërisë dhe Kosovës. Shkurtimit i burokracive, i orëve të pritjes, i kostove të pallogaritshme për bizneset. Janë efekt i drejtpërdrejt i hapjes së kësaj zyre doganore. Por, vazhdimi i këtij procesi me vendosjen e gjitha standardeve në të gjitha pikave doganore është objektivi afat shkurtër. Njohja reciproke e sistemeve doganore, mundësimi i kryerjes së punëve doganore duke e shfrytëzuar teknologjinë, funksionon si një trup i përbashkët në Kosovë dhe Shqipëri, përbën një lajm kogja të rëndësishme për gjithë sipërmarrjen. Kjo risi shpejton lëvizjen e mallrave në tërësi dhe e kthen kufirin Kosovë-Shqipëri në një kufi formal. Ndërveprimi i sistemeve që do fillojë që sot nuk do zgjas më shumë se pak minuta për çdo procedurë dhe kështu në hyjmë në një proces që pashmangshmëritë na çojnë në bashkimin e tregjeve ,i hapësirë së plotë tregtare ku përfitojnë pa diskutim të gjithë dhe shumë më tepër. Ministri ynë i financave dhe ekonomisë preku një aspekt duke sjellë shifra. Shifra e volumit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë ka një rritje të konsiderueshme prej thuajse 60 milionë euro. 60 milionë euro nuk janë një shumë për t’u krenuar në raport me ambicien që kemi, mundësitë dhe potenciali ynë është më shumë se kaq. Jo vetëm kjo zyrë doganore është efekt mediat i dy qeverive e bërë në mbledhjen e para pak kohësh, por edhe integrimi kufitar sipas modelit të shenjave. Jo më larg se dje ministria jonë e brendshme ka përfunduar gjithë draftin teknik dhe tani drafti do shkojë në ministritë e tjera për të hyrë në një proces ligjore dhe për të garantuar se në Pranverë të kemi kufirin tonë një sistem krejt të ri. Do të thotë jemi në një fazë fillestare, kemi kaluar nga dy pika të kontrollit në një pikë kontrolli. Ne dua m që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë e Veriut, duam ta vendosim edhe me Malin e Zi, pra kushdo na thotë se integrimit kufitare me modelin shengen është një shprehi e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria e Madhe është një sajës e kundërshtarëve shqiptar që njihen historikisht. Nuk ka një Shqipëri të Madhe, ka një komb shqiptar, që ka të gjithë të drejtën e vet që ta shoh të ardhmen si pjesë e sistemit të organizimit dhe bashkëjetesës. Nëse duan të vazhdojnë këtë diskutim ne do e vazhdojmë, ëndrra jonë është publike dhe ne i besojmë një ëndrre që e shohim me sy të hapur. Kjo që po bëjmë është vetëm për të pasur një kufi fluid. Së shpejti nuk do të ketë nevojë për tregtarët që të kenë dy vërtetim kur të kalojnë kufirin, por vetëm një kufi. Dua të falënderoj Fatmir Limajn që i ka dhënë impuls të ri ndërveprimit të dy Qeverive dhe më bën të ndjehem mirë si propozues i tij të jetë koordinues kombëtar nuk kam gabuar dhe prandaj vlen edhe për të konfirmuar edhe respektin për vetën time. Këtu jemi të ftuar nga Bedri Hamza, sepse porti i Durrësi nuk është vetëm i Shqipërisë, por edhe i Kosovës”, ka deklaruar Rama. Në fund, duke bërë shaka ai i është drejtuar Limajt se nga sot duhet të kihet kujdes, sepse tani janë dy drejtor doganash dhe jo një.