Rama: Ndërtuesit të dëmshpërblejnë të prekurit, ose do ti padis unë personalisht

Kryeministri Rama ka folur para kamerave në lidhje me ndërtuesit të cilëve u janë prishur pallatet që ata i kanë bërë dhe banorët kanë mbetur pa shtëpia, shkruan topchannel.

Ai është shprehur se këta ndërtues duhet që të dëmshpërblejnë të prekur, ose në të kundërt do të jetë ai që do ti çojë në prokurori.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të riparohen ato mure menjëherë për ndryshe ata do ti çoj unë në ndjekje penale, do jem unë dëshmitar.

Qeveria ka për detyrë që të kthejë nëpër shtëpia njerëzit me çdo kusht.

Ne do ti çojmë ata në ndjekje penale, unë i kam thënë prokurores së Përgjithshme që nuk ka hetim më të lehtë se ky, merr lejen e ndërtimit merr dhe faktet.

Lejet e ekzekutuara jashtë lejes janë të dënueshme, dhe do shikohet kush e ka dhënë leje për ta futur në hipotek.

Unë dua thjesht dhe vetëm që këtu të jemi të vërtetë dhe të drejtë.

Ne garantojmë që këta njerëz që mund të kthehen shpejt,janë ata që i kanë pallatet e dëmtuar jo rëndë.

Njerëzit që nuk kthehen dot shpejt i kemi çuar në apartamente me qira dhe hotele ku qiranë do jua paguajmë ne.

SHPËRNDAJE