Rama mbron Thaçin: Kush ngre dorë ndaj tij është tradhtar dhe gomar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha sot në Pejë se kush ngre dorë ndaj presidentit Hashim Thaçi është tradhtar.

Rama u pyet në lidhje me idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit ku sipas kryeministrit të Shqipërisë tha se nuk mund të ecet gjithmonë me takime ku bëhen vetëm fotografi.

Ai tha se duhet ndarë shapi nga sheqeri.

“Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar. Hashim Thaçi është president i vendit dhe komandant i Ushtrisë. Kush ngre dorën drejt Hashim Thaçit është tradhtar, tradhtari është gomar”, tha ai.

Për tarifën 100 përqind, Rama tha se vendimi i Qeverisë të Kosovës është reagimi më normal në një situatë anormale.

“Nuk mundet dot të vazhdojë të pranojë Kosova që mallrat e Ksoovës të jenë të palejuara e mallrat serbe të vazhdojnë të hyjnë”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria është e interesuar të ndërtojë raporte strategjike me Serbinë.

“Por Serbia nuk duhet të përdor dy fytyra, një me Kosovën e një me Shqipërinë. Kjo është e papranueshme. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dorë si dy shqiponja krenare”, tha Rama.