Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit, Elvis Naço në krah të tij, por jo edhe opozita

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit ka kërkuar edhe pjesëmarrjen e opozitës.

Ne krahun e tij te majte shihet edhe hoxha Elvis Naço, i njohur për bamirësi.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se në të tilla kushte nuk kemi çfarë të ndajmë.

Sipas tij, sfida është shumë e vështirë jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjitha hallkat.

Edi Rama:Në këtë fazë që shpresoj të jetë kalimtar, por që nuk do jetë një fazë shumë e shpejtë qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel dhe kjo është qeveria e procesit. Do të doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë gjithmonë të mirëpritur. Sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë dhe nuk kemi çfarë dallimesh të kërkojmë tek njëri-tjetri.

Ajo çka besoj që e ndani me mua është barra kolosale e kësaj sfide, është një sfidë tejet e vështirë jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjithë hallkat e veta për të garantuar proces. Nuk është e thënë që nëse i ke fondet ke dhe suksesin në rast se nuk arrin të organizohemi si duhet. Të bëjmë çmos që të ulim në maksimum shfaqjet sporadike dhe të japim mesazhin për të gjithë që të kanalizojmë kontributet  përmes këtij komiteti që është garant i të gjitha palëve.

Rama garantoi transparencë të plotë në këtë proces

Edi Rama: Ju garantoj të gjithëve se qeveria, do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe transparente në këtë proces. Do të sjell këtu gjithë informacionet dhe do ti nënshtrohet vendimmarrjeve që më pas komiteti si një strukturë konsultative por që do të dëgjohet deri në fund do t’ja kalojë  vetëm për vulë deri në fundin e gjendjes së jashtëzakonshme komitetit dhe pastaj qeverisë që do vazhdojë këtë proces./