Rama: Kjo është shuma e parave e grumbulluar deri më tani

Edi Rama ka mbledhur qeverinë mëngjesin e sotëm në ora 07:00.

Kjo është mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e qeverisë.

Rama e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç.  “Duke mirëkuptuar Berishën shpall gjendje të jashtëzakonshme edhe në Laç”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se janë nxerrur të gjithë trupat nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës.

Rama dha edhe këto të dhëna:

Në Durrës, 701 banesa të dëmtuara.

Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar.

Në Thumanë janë 600 persona të akomoduar në çadra.

Sot mbërrijnë ekspertë nga Greqia, Turqia, Franca.

Kam firmosur letra për të kërkuar vëmendje nga të gjitha shtetet.

Në Tiranë, 8 pallate jashtë funksionit, 61 të dëmtuar rëndë.

3480 persona pa banesë në qarkun e Tiranës

Në çdo hotel, një mësues ndihmës për klasën e pasdites

Gjithashtu Edi Rama tha se çadrat sot do të largohen, banorët do të dërgohen në hotele, dhe brenda 2020 të prekurit do të jenë në kushte më të mira se ishin.

Ai tha se deri tani janë dhuruar 5 milionë euro dhe 1.5 milionë dollarë, dhe çdo qindarkë do të monitorohet dhe do të bëhet transparent.