Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas nënshkrimimit të një deklarate të përbashkët nga ana e partive shqiptare në Maqedoni.

Ai këtë e quan si hap historik dhe thotë se të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, shkruan Edi Rama.