Rama e nis ditën me një thënie të profetit Muhamed

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që ditën sot ta nis me thënien e Profetit Muhamed.

Rama pas samitit të djeshëm, sot e ka publikuar në Facebook një thënie fetare.

“Sillu sikur do rrish përgjithnjë në këtë botë dhe jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër.”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, Edi Rama u takua në Tiranë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vu­çiq dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.