Rafaello të shijshëm për vetëm 15 minuta

Nevojiten:

▪ 5 dl qumësht
▪ 3 pudingë vanilje
▪ 200 g sheqer pluhur
▪ 200 g kokos
▪ 100 g lajthi të bluara
▪ 100 g lajthi të pjekura (të plota)
▪ 50 g çokollatë
▪ 200 g margarinë
▪ kokos për petëzim

Përgatitja:

Në 1 dl qumësht tundni pluhurin e pudingut, ndërkaq pjesën tjetër lëreni të vlojë, pastaj zieni pudingun.

Derisa të jetë ende i ngrohtë, shtoni sheqerin pluhur, kokosin, lajthitë e bluara dhe çokollatën e bluar në rende dhe të gjitha bashkoni.

Kur të ftohet, shtoni margarinën e tundur dhe bëni topthat.

Në secilin topth vendosni nga një lajthi dhe rrokullisni në pluhur kokosi./Mesazhi/

SHPËRNDAJE