RAE, komuniteti i harruar nga të gjithë në Kosovë

Komunitetet pakicë, jo serbe, në Kosovë vazhdojnë të jetojnë në gjendje të mjerueshme. Në vendet ku jetojnë komuniteti RAE nuk ka asnjë kusht elementar për jetën. Komuniteti serb në Kosovë ka të drejta të shumta, madje edhe më shumë se vet shqiptarët që janë shumicë. E kur është në pyetje ky komunitet Bashkimi Evropian përdor standarde të dyfishta. Një foto e shkrepur në njëren prej lagjeve ku jeton ky komunitet, tregon realitetin e hidhur dhe tregon padrejtësinë e institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare karshi këtij komunikacioni. Më poshtë janë përpiluar disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga institucionet gjegjëse: Pse duhet Serbët të favorizohen ndaj komuniteteve tjera? veç pse ata e kanë shtetin e tyre mbrapa? Këta që jetojnë në këto kushte a nuk janë njerëz edhe këta? Për këta a nuk vlen karta e Bashkimit Evropian? A nuk vlejnë të drejtat e njeriut të barabarta për të gjithë? Këtyre veç një Helikopter i kryen punë për t’i dërguar fëmijët në shkollë.