Radovan Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Hagës ka dënuar ish kreun e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm.

Karaxhiç, 73 vjeç, qëndronte i palëvizshëm dhe i zymtë, pasi gjykatësit thanë se kishin shqyrtuar dënimet e tij të vitit 2016 për gjenocid dhe krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje dhe rritën dënimin e tij, që më parë ishte 40 vjet burg.

Gjykata në Hagë “vendosi një dënim me burgim të përjetshëm” pasi ka hedhur poshtë ankesën e Karaxhiçit kundër dënimit të tij për krime, duke përfshirë masakrën e Srebrenicës në 1995, tha gjyqtari kreu Vagn Joensen, transmeton IndeksOnline.

Prokurorët kishin apeluar që dënimi i Karaxhiç të rritet. I përkulur, Karaxhiç nuk tha asgjë pasi që verdikti u lexua.

Gjykatësit e apelit në mënyrë të përsëritur hodhën poshtë pretendimet e Karaxhiç se “ai nuk ishte në dijeni të urdhrave nga forcat serbe boshnjake për të eliminuar muslimanët dhe djemtë muslimanë në Srebrenicë dhe që nuk kishte identifikuar civilët në Sarajevë”.

Ata hodhën poshtë pretendimet e Karaxhiçit se ai nuk e dinte një direktivë ushtarake që ai hartoi dhe nënshkroi për fatin e Srebrenicës ku u bëri thirrje forcave serbe të Bosnjës për të krijuar një “situatë të padurueshme pa shpresë për mbijetesë të mëtejshme” për banorët.

Në vitin 2016, Karaxhiç u gjet fajtor për dhjetë akuza, duke përfshirë orkestrimin e një rrethimi gati katërvjeçar të kryeqytetit boshnjak te Sarajevës, ku më shumë se 10,000 vetë vdiqën në një fushatë granatimesh, sipas prokurorëve.

Ai u gjet gjithashtu fajtor për gjenocid në enklavën lindore të Bosnjes në Srebrenicë, ku trupat serbe boshnjake therën më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë në Bosnjën lindore, e cila supozohej të ishte nën mbrojtjen e OKB-së dhe varrosi trupat e tyre në varre masive.