Qytetet e Kosovës “të pushtuara” nga marihuana, policia në aksion

Çdo ditë raportohet për raste konkrete të konfiskimit të lëndëve narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit të saj 24 orësh, se në disa qytete të Kosovës janë konfiskuar lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Qytetet që policia thotë se ka kapur persona me marihuanë janë: Prishtina, Podujeva, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, transmeton lajmi.net.

Më poshtë njoftimi i policisë ku është konfiskuar marihuanë në qytetet e Kosovës:Rr. “Zija Shemsiu”, Prishtinë, 08.11.2018-21:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga policia, i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 2.2 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet.

Fshati Dobërdol, Podujevë 08.11.2018-14:00. Pas një pune operative zhvilluar nga policia, janë arrestuar në një shtëpi të braktisur dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, njëri moshë e mitur. Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit tek të dyshuarit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 26.30 gramë. Pas intervistimit (i dyshuari i mitur në prani të punëtorit të QPS dhe avokatit) me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Fshati Malishevë, Gjilan 08.11.2018-23:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga policia i është gjetur në trup dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 20.6 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet.

Rr. “Ramadan Reka”, Ferizaj 08.11.2018- 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek ai është gjetur dhe konfiskuar 2.31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet rasti në procedurë të rregullt.

Rr. “Brahim Ademi”, Ferizaj 08.11.2018-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të veturës nga policia tek ai janë gjetur dhe janë konfiskuar dy qese me peshë 2.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet.

Rr. “Sahat Kulla”, Prizren 08.11.2018 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me peshë rreth 5 kg, të mbushur me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rr. “Muharrem Bekteshi”, Prizren 05.11.2018 – 10:30. Pas një pune operative zhvilluar nga policia, me datën 08.11.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Pasi që i dyshuari kishte urdhëresë nga gjykata i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.