Qytetarët e BE-së drejt kutive të votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Gjithsej 21 vende të Bashkimit Evropian (BE) sot do të dalin nëpër kuti të votimit për të votuar për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (EP), raporton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet jozyrtare pritet të bëhen publike nga sonte.

Qytetarët e Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Francës, Kroacisë, Spanjës, Suedisë, Italisë, Greqisë, Qipros Greke, Lituanisë, Luksemburgut, Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Greqisë do të votojnë në fazën përfundimtare të zgjedhjeve.

Midis 23 dhe 25 maj, të drejtën e votimit e realizuan qyetarët e Britanisë, Holandës, Çekisë, Irlandës, Sllovakisë, Maltës dhe Letonisë.

Rregulloret e zgjedhjeve organizohen në përputhje me ligjet e brendshme të vendeve anëtare.

Rreth 400 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e PE-së, duke i bërë ato zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike pas Indisë. Gara e këtij viti do të jetë në mes të tetë grupeve të ndryshme brenda parlamentit, i cili përbëhet nga gjithsej 751 vende.

Zgjedhjet e PE-së mbahen çdo pesë vjet. Në zgjedhjet e vitit 2014, pjesëmarrja në votime ishte 42 për qind.

PE, i cili vepron si organ legjislativ i bashkimit, së bashku me Këshillin e BE-së konfirmojnë dhe miratojnë ligjet dhe buxhetin e unionit.