QKUK siguron shiritat TOT që mundësojnë shërimin e urinimit të pakontrolluar

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është siguruar materiali medicinal që nevojitet për shërimin e urinimit të pakontrolluar.

Gjatë ditës së djeshme është kryer intervenimi i parë me shiritat TOT të ofruar nga QKUK, ndërsa deri më tani pacientët janë detyruar t’i blejnë vet, shkruan Gazeta Shneta.