Qilimi tradicional turk që shkëlqen nga ngjyra e marrë nga lëkura e shegës

Gratë nga fshati Karatepe në provincën turke Osmaniye, që merren me punimin e qilimave, ngjyrën për prodhimet e tyre e marrin nga lëkura e shegës.

Qilimat shumë të njohur nga ky fshat, jo vetëm që ngjyrosen nga lëkura e shegës, por për prodhimin e tyre përdoren edhe ngjyra nga gjethet dhe lulet nga shumë bimë të tjera.

Gratë me padurim presin mbledhjen e shegëve në mënyrë që në qilimat të cilët i thurin të vendosin ngjyrën e verdhë. Pasi i thajnë lëkurat e shegës duke i lënë në diell, të njëjtat më pas i lënë në një kazan me ujë.

Të thara dhe të ngjyrosura, fijet e perit pastaj janë të gatshme për përdorim si pjesë e qilimit me motive shumëshekullore.

Ayse Haksever, një instruktore në shoqatën për prodhimin e këtyre qilimave tha për Anadolu Agency (AA) se ngjyra e verdhë që nxirret nga lëkura e shegës është shumë e rëndësishme në procesin e punimit.

Siç rrëfen ajo, për të fituar nuanca të tjera të ngjyrave, përdorin përzierjen e shegës me bimë tjera.

“Karakteristika kryesore e këtyre qilimave është se janë 100 për qind nga leshi dhe ngjyrë e cila fitohet nga rrënjët dhe përbërësit e tjerë të bimëve”, tha Haksever, sipas të cilës organizata e saj prodhon qilima tashmë prej 45 vitesh.