Qeveria sot dy mbledhje, temë projektligji për demarkacionin

Qeveria e Kosovës sot pritet të marrë vendime të mëdha për demarkacionin me Malin e Zi.

Kabinetit qeveritar i ka shkuar dje njoftimi për dy mbledhje të qeverisë gjatë ditës së martë.

“E martë 20 shkurt, dy mbledhje të Qeverisë: Në ora 10:00. Rendi i Ditës: ‘Miratimi i kërkesës drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për tërheqje të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’

Në ora 16:00. Rendi i ditës: ‘Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi’”, thuhet në njoftimin dërguar ministrave.