Qeveria planifikon 4 milionë euro për blerje të autoblindave

Qeveria e Kosovës, në buxhetin e vitit 2019, i ka paraparë 4 milionë euro për blerjen e autoblindave për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është 22 milionë e 208 mijë e 966 euro.

Në të njëjtin projektligj, për vitin 2020 është vlerësuar që buxheti për autoblinda për FSK-në të ulet në 3 milionë e 900 mijë e 659 euro.Në anën tjetër, data 14 dhjetor, do të jetë dita kur është paraparë të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Gjatë dy ditëve të kaluara, FSK u pajis me 24 automjete ushtarake amerikane.Tipi i automjeteve ushtarake me të cilat është pajisur FSK shërbejnë për ushtarë për vendosjen e armatimit të llojllojshëm për t’i arritur kapacitetet mbrojtëse ushtarake.