Qeveria e tërheq projektligjin për financimin e partive politike

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 108 me radhë.

Në këtë mbledhje Qeveria ka tërhequr nga procedurat e shqyrtimit në Kuvend, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Me këtë rast kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka bërë edhe një kosnult me zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ka propozuar që të tërhiqet ky projektligj, raporton lajmi.net.

Theksojmë se dy partitë më të mëdha opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e kanë përkrahur këtë projektligj.

Ata kanë thënë se ky Projektligj është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, ku sipas tyre ka edhe disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ndryshim.

Ky Projektligj nuk ka gjetur përkrahje as nga Shoqëria Civile.