Qeveria britanike goditet nga skandali i ngacmimeve seksuale

44 deputetë britanike, 15 nga të cilët ministra të qeverisë së kryeministres Tereza Mej, mendohet të jenë përfshirë në nje skandal seksual, i cili prej ditësh ka tronditur opinionin publik ne Londer

Parlamenti britanik dhe qeveria konservatore e Theresa May janë tronditur pas publikimit të dyshimeve për ngacmime seksuale në Uestminster. Një dosje përmbledh akuzat për 44 deputetë britanikë, pjesa më e madhe konservatorë. Ndërsa 15 prej tyre janë ministra dhe nënsekretarë të një qeverie që drejtohet nga një grua.

Kryeministrja britanike Theresa May, urdhëroi nisjen e hetimeve dhe deklaroi se cdo ngacmim i padëshiruar është totalisht i papranueshëm dhe se cdo ministër që është sjellë në mënyrë të papërshtatshme do të përballet me pasoja serioze.

Ndërkohë The Sun shkruan se gratë të cilat punojnë në Uestminster kanë krijuar një grup në WhatsApp ku diskutojnë për eksperiencat e tyre të ngacmimeve seksuale për të paralajmëruar koleget e tyre.