Qeveria Australiane ndalon përdorimin e teknologjisë 5G të Huawei

Prodhuesi Kinez i Huawei tha se qeveria Australiane ndaloi përdorimin e teknologjisë së saj 5G për rrjetin wireless.

Kompania tha se edhe firma ZTE është ndaluar të shesë produkt të kësaj teknologjie duke cituar sigurinë kombëtare.

Rrjeti i gjeneratës së pestë celulare pritet të sjellë revolucion në komunikim dhe do të jetë deri në 10 herë më i shpejtë sesa 4G-ja.

Shumë vende të botës kanë filluar të përgatiten për lançimin e rrjeteve 5G edhe pse analistët thonë se këto shërbime nuk do të mbërrijnë deri në 2020-ën.

Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Kompania është e dyta në botë për shitjet e telefonëve pas Samsung duke lënë pas Apple. /PCWorld Albanian