Qeni sulmon të porsalindurin dhe i merr jetën, mbyllet spitali privat

Një ngjarje tragjike është shënuar në Indi, ku një foshnje e porsalindur është sulmuar nga një qen endacak dhe ka ndërruar jetë.

Sipas prindërve foshnja ka qenë në inkubator në momentin e sulmit, ndërsa policia po heton për ngjarjen.

Ata kanë mbyllur përkohësisht spitalin privat, dhe për veç hetimit se si qeni hyri brenda në spital po kontrollojnë edhe dokumentacionin nëse kishte licencë apo jo.

Spitali ndërkohë ka reaguar me një deklaratë duke thënë se foshnja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit të qenit, dhe nuk kanë dhënë më detaje te tjera.

Këto ngjarje nuk janë të panjohura në qytet ku vitin e kaluar kanë ndërrua jetë edhe dy fëmijë të tjerë, ndërsa 12 raste janë regjistruar në të gjithë Indinë./tch