PYD/PKK vazhdon përpjekjet për njollosjen e operacionit në Afrin

Përkrahësit e organizatës terroriste të PYD/PKK-së me shpërndarjen e përmbajtjeve të reja në rrjetet sociale vazhduan me përpjekjet e tyre për të njollosur operacionin “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në Afrin më 20 janar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ithtarët e organizatës terroriste në rrjetet sociale vazhduan me përpjekjet e tyre të njollosjes duke shpërndarë fotografi të reja. Mirëpo, edhe kësaj radhe u konstatua se fotografitë në fjalë nuk janë të lidhura me operacionin “Dega e Ullirit”.

Fotoja e shpërndarë me përshkrimin se si civilët janë në shënjestër të sulmeve në Afrin, në fakt është realizuar në Gutën Lindore në janar, pas sulmit.

Po ashtu ishte shpërndarë edhe fotoja me titull “Ndaloni krimet e luftës të Turqisë”, e cila ishte regjistruar më 26 shtator 2016 dhe është përdorur me titullin e lajmeve, “Franca fajëson Asadin për krime lufte në Halep”.

Mbështetësit e organizatës terroriste gjithashtu përdorën një foto të marrë pas një tërmeti prej 7.1 ballë i cili pati goditur qytetin turk të Erzurumit në vitin 1983. Megjithatë, ata u përpoqën që këtë fotografi ta shpërndajnë duke mashtruar se është fotografuar në Afrin.

Fotografia e Mustafa Bozdemir, e cila ishte shpërblyer me çmimin “World Press Photo”, ku shihet një grua pranë trupave të fëmijëve të vrarë nga tërmeti.

Mbështetësit e organizatës terroriste për qëllime të propagandës dhe njollosjes të forcave turke dhe operacionit në Afrin, më parë kanë përdorur dy fotografi të cilat kanë marrë çmime në konkursin “Istanbul Photo Awards” të organizuar nga AA.