Putin: Rusia e gatshme për dialog konstruktiv me BE-në

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për dialog konstruktiv me Bashkimin Evropian (BE) për çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kremlini njoftoi se presidenti Putin ka uruar ministren gjermane të mbrojtjes, Ursula von der Leyen, me rastin e emërimit të saj në postin e presidentes të Komisionit Evropian.

Më tej, theksohet se Putin beson që Leyen do të kontribuoj në vendosjen e partneritetit të barabartë midis BE-së dhe Rusisë.

“Vladimir Putin ka theksuar se Rusia është e gatshme për dialog konstruktiv me BE-në mbi çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale”, thuhet në deklaratë.

Parlamenti Evropian dje zgjodhi Ursula von der Leyen, ish ministren e mbrojtjes të Gjermanisë, për presidente të Komisionit Evropian.

Në favor të Ursula von der Leyen votuan 383 deputetë, ndërsa 327 ishin kundër dhe 22 abstenuan.