Putin: Irani, partner i besueshëm i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të martën se “Irani është një fqinj i mirë dhe partner i besueshëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

”Kemi vendosur marrëdhënie diplomatike mbi 500 vjet më parë. Për Rusinë, Irani është një fqinj i mirë, dhe një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, tha Putin gjatë një takimi me homologun e tij iranian Hassan Rouhani në Moskë.

Presidenti rus tha se Moska dhe Teherani kanë një bashkëpunim në më shumë fusha përfshirë ekonominë.

“Mjafton të them se vitin e kaluar tregtia jonë u rrit me 70 për qind, që është një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë aktuale ekonomike”, tha Putin.