Punët e papërfunduara rrezikojnë fëmijët në kryeqytet

Prishtina, që nga paslufta vazhdon të ndërtohet pareshtur.

Por, kompanitë që merren me ndërtimin e infrastrukturës rrugore jo rrallë herë dinë t’i neglizhojnë punimet duke bërë kështu që edhe të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi të një pusetë e cila ndodhet afër Qendrës Klinike Universitare (QKUK).

Siç shihet në foto, puseta është goxha e thellë dhe e mbushur plot me ujë.

Duke ditur se në atë pjesë të rrugës çdo ditë kalojnë qytetarët, përfshirë edhe fëmijë,  e që përbën rrezik mjaft të madh për ta.

Kompanitë përgjegjëse, po ashtu komuna, duhet të ndërmarrin masat e duhura për t’i mbrojtur qytetarët nga ndonjë rrezik eventual.

SHPËRNDAJE