Pudra me ngjyrosës kanceroz, “J&J” e dinte prej 1971-shit

Aksionet e “Johnson & Johnson” kanë rënë me më shumë se 10 për qind, pasi agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se gjiganti farmaceutik amerikan ishte në dijeni të pranisë së ngjyrosësit “asbestos” në pudrën e saj, për dekada të tëra.

Raporti vjen ndërsa kompania përballet me mijëra padi ligjore, që pretendojnë se produktet e saj kanë shkaktuar kancer. Sipas “Reuters”, kompania ka qenë në dijeni të pranisë së “asbestos” në produktet e saj, të paktën që nga viti 1971.

Sidoqoftë, avokatët e saj kanë thënë se pudra për bebe e kompanisë është e sigurtë dhe nuk përmban “asbestos”. Artikulli i “Reuters”, sipas tyre është i njëanshëm, jo i vërtetë dhe ngjason me një teori konspiracioni.

Konsensusi shkencor, sipas tyre, është se pudra e përdorur si bazë në një numër produktesh nuk shkakton kancer, pavarësisht përbërjes së saj. “Reuters” ka shqyrtuar dokumentet e “Johnson & Johnson”, të paraqitura në kuadër të proceseve gjyqësore, shumë prej të cilëve janë siguruar përmes urdhrave të gjykatës.

Dokumentet tregonin se, të paktën nga viti 1971 deri në vitet 2000, testet e brendshme të kompanisë kishin gjetur sasi të vogla “asbestos”-i në pudër. Çështjet ligjore kundër “Johnson & Johnson” kanë qenë të përziera. Në korrik, kompania u urdhërua të paguante 4.7 miliardë dollarë dëme për 22 femra, që pretendonin se produktet e saj të pudrës i kishin zhvilluar kancerin në vezore.