Publikohen imazhet tronditëse të një refugjati të mbytur me vajzën e tij

Imazhet tronditëse të një babai dhe vajzës së tij të vogël të mbytur në lumin “Rio Grande” kanëj tronditur opinionin botëror.

Përmes këtyre fotove ku at e bijë janë fotografuar të mbytur tregohet  edhe njëherë rreziku që i kanoset emigrantëve të Amerikës së Jugut për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin për në Amerikën e Veriut.

Sipas mediave të huaja Oscar Alberto Martinez kishte kaluar  lumin Rio Grande dhe po kthehej për të marrë bashkëshorten e tij dhe të bijën.

Vajza e vogël, 2-vjeçare Angie kërceu në trupin e të atit për të kaluar lumin bashkë me të. Babai u përpoq t’a mbante vajzën e tij teksa po notonte drejt bregut, por një rrymë e fortë uji i goditi dhe bëri që ata të mbyteshin.

E gjithë kjo skenë është parë nga bashkëshortja e emigrantit, Tania, e cila pa bashkëshortin dhe vajzën e saj të mbyten.

Trupat e tyre u gjetën në anën meksikane të lumin Rio Grande.

Politikat bllokuese të SHBA kanë detyruar refugjatët që të gjejnë mënyra të ndryshme të jashtëligjshme dhe të rrezikshme për të kaluar kufirin në tokën amerikane./Opinion.al/