PSG kërkon 15 milionë euro për ta shitur Rabiot në janar

Klubi francez synon të përfitojë nga mesfushori i cili gjithsesi do të largohet nga skuadra. Nëse nuk transferohet te Barcelona që në afatin kalimtar tëë janarit, Adrien Rabiot mund të mbetet jashtë skuadre deri sa të vijë vera që të largohet si lojtar i lirë nga kampionët e Francës. Aktualisht mesfushori i talentuar francez nuk aktivizohet më nga trajneri Thomas Tuchel pasi ka vendosur të mos rinovojë me PSG. Sipas mediave franceze për ta lënë të lirë të largohet në këto momente, drejtuesit e klubit parisien kërkojnë 15 milionë euro. Mbetet për tu parë nëse Barça do t’ua plotësojë këto kërkesë apo do të presë verën e ardhshme për ta transferuar Rabiot në Camp Nou pa asnjë para.