PSG kërcënon Neymar

Prej disa ditësh mediat franceze dhe Spanjolle flasin për një rikthim të mundshëm të Neymar te Barcelona.

Zërat i përforcon dhe sjellja e lojtarit ndaj ekipit të PSG. Ai ka zgjedhur që të mos paraqitet në stërvitjen e skuadrës pasditen e sotme, shkruan opinion.al.

Sulmuesi ndodhet në Brazil këtë fundjavë për të parë shokët e ekipit teksa fitonin Kupën e Amerikës.

Ndërkohë, PSG është shprehur se klubi do të marrë masa ndaj brazilianit, pasi është larguar pa autorizimin e klubit.

 “Neymar nuk është shfaqur në stërvitje në kohën dhe vendin e rënë dakord, ai nuk ka marrë leje nga personat e autorizuar nga klubi. PSG-së i vjen keq për këtë situatë dhe do të marrë masat e duhura ndaj tij”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të PSG-së.