PSG do Dybala në vend të Neymar

Paris Saint-Germain e kanë identifikuar Paulo Dybala-n si zëvendësim i Neymar në rast se braziliani largohet nga klubi, sipas raportimeve nga The Mirror.

Neymar është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Spanjë, ndërkaq argjentinasi besohet se është i hapur për t’u larguar nga Juventusi.

Manchester United është po ashtu i interesuara në ish-lojtarin e Palermos, mirëpo mungesa në Ligën e Kampionëve mund t’i paraqesë problem që ta blejë atë.

Ndërkaq, në rast të shkuarjes së Neymar nga Parku i Princave, PSG mund ta blejë Dybala-në për një shuëm prej 80 milionë eurosh.