PSG dëshiron negociata për Neymar, Barcelona: “Nuk është në shitje”

Lajmet e fundit për të ardhmen e Neymar vijnë nga gazeta franceze L’Equipe.

Titull i gazetës për këtë të enjte ështëë ‘Paris negocion me Barçën’ . Ajo çfarë është e habitshme në faqet e para të mediave franceze është se PSG nuk dëshiron të paguaj klauzolën dhe dëshirojnë që të zvogëlojnë çmimin e lojtarit, i cili ka një klazuolë 222 milionë që kur ai nënshkroi rinovimin e kontratës së tij.

Ndryshe, drejtuesit e Barcelonës kanë siguruar se Neymar do të largohej vetëm nëse do të përmbushej pagesa e lirimit dhe se nuk ka negociata në progres – “Nuk është në shitje” .

Heshtja e Neymar nuk është në përputhje me të gjithë zhurmën që po gjenerohet rreth tij që nga fillimi i javës së kaluar, kur filluan thasheshmet për largimin e tij të mundshëm nga Barcelona.

Cdo ditë lindin zëra kontradiktorë në lidhje me atë që do të ndodhë me Neymar, ndërsa nga klubi blaugran nuk ka pasur ende një shqiptim zyrtar, por zëvendëspresidenti i kluit Jordi Mestre pohoi se Neymar ‘qëndron në Barcelonë 200%’ .

SHPËRNDAJE