PSG cakton çmimin për shitjen e Neymarit

PSG tashmë ka caktuar një çmim për shitjen e Neymarit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Paris Saint-Germain ka filluar ta konsiderojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Neymar.

“El Pais” shkruan se klubi i pasur francez tashmë ka caktuar një çmim për shitjen e brazilianit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Neymar ka zgjuar interesim nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Paris Saint-Germain do ta konsiderojë shitjen e tij për një çmim prej 370 milionë euro.