Pse vitamina D mund t’ju shpëtojë jetën

Një studim i ri ka zbuluar se të paturit nivel të lartë të vitaminës D mund t’i ndihmojë gratë që të luftojnë kancerin e gjirit.

Femrat të cilat e kishin rritur sasinë e kësaj vitamine kishin më shumë për shanse për t’i mbijetuar diagnozës.

Ekspertët besojnë se kjo vitaminë pengon riprodhimin e qelizave kancerogjene dhe është mjaft efektive për vrasjen e tyre.

Vitamina D, e marrë nga rrezet e diellit, ndihmon gjithashtu në forcimin e kockave dhe mungesa e saj mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit.

Ajo mund të gjendet gjithashtu në vajrat e peshkut, qumësht të fortifikuar, drithërat. Por, megjithatë besohet se tek 1 në 5 të rritur mungon kjo lëndë ushqyese.

Studimet e mëparshme kanë gjetur në mesin e grave para menopauzës nivelet e ulëta të vitaminës D, që ishin të lidhura me tumoret e avancuara të gjirit.

Sipas studiuesve, sasia e madhe e vitaminës D është e lidhur me mbijetesën dhe uljen e vdekshmërisë.