Pse të gjithë u alarmuan nga certifikimi hallall i çokollatës Toblerone

Toblerone, çokollata zvicerane e njohur për formën trekëndore, mori certifikimin hallall. Kjo do të thotë që çokollata plotëson rregullat dietike për muslimanët. Në fjalë të tjera, nuk përmban alkool, mish derri, mish të therur në mënyrë të pasaktë, xhelatinë apo vanilje me alkool. Çokollata ishte tashmë hallall, asgjë nuk ndryshoi në recetën e saj, thjesht mori certifikimin.

Pse u nevrikosën të gjithë? Në fakt, me të gjithë duam të themi të gjithë islamofobët që s’e perceptojnë dot të konsumojnë diçka hallall. Aq shumë u irrituan nga certifikimi, sa filluan të kërkonin bojkotimin e kompanisë.

Kaq e kisha me Toblerone. S’do të blej më kurrë çokollatat e tyre. Ranë pre e presionit të një ideologjie shkatërrimtare. Bojkotoni Toblerone,” thotë një komentues.

Mjafton një kërkim në Twitter në #BoycottToblerone për të zbuluar me qindra islamofobë injorantë.

Për hir të debatit, plot ushqime të tjera janë hallall, të tipit makaronat, frutat, buka, vezët, perimet, uji. Do të kërkojnë edhe bojkotimin e këtyre? S’e besojmë.