Pse pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja

Tashmë është e ditur se jeta pasive është e dëmshme, por a jua merrte mendja se qëndrimi me orë të tëra pa lëvizur është më i rrezikshëm se duhanpirja?

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Cleverland ka rezultuar se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë marrë në shqyrtim rastet e 122 000 individëve pas vdekjes së tyre, duke analizuar në mënyrë të hollësishme cilësinë jetës. Rezultatet treguan se personat të cilët kishin patur një jetë sedentare ishin më të prirur të prekeshin nga sëmundjet vdekjeprurëse krahasuar me personat që kishin qenë duhanpirës.

“Pasiviteti përbën rrezik më të madh për jetën e një individi sesa duhanpirja. Diabeti, tansioni i lartë dhe dhumë probleme të tjera të shëndetit shkaktohen nga mungesa e aktivitetit fizik dhe jo nga pirja e duhanit.” Ka thënë për CNN Dr. Wael, udhëheqësi i këtij studimi.

SHPËRNDAJE